Ëndërra dhe vizioni i kompanisë sonë lindi në vitin e largët 1978, nga ana e kryefamiljarit tonë, i cili kishte guximin dhe forcën për të filluar biznesin e tij familjar në fushën e transportit. Gjithçka filloi me mjetin e parë transportues Mercedes 407, që ishte një ogur i mirë për zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë sonë.

Menjëherë, në vitin 1981, duke parë sukseset e para të firmës sonë, kompania jonë u rifreskua me modelin më të ri të mjetit transportues, Mercedes 508, si një hap i parë dhe i sigurtë drejt modernizimit dhe forcimit të kompanisë sonë.

Rritja e volumit të punës, solli nevojën për mjete transportuese më të mëdha, të cilën kompania jonë e bëri në vitin 1987 me modelin Mercedes 2233. Ky mjet mundësoi një dimension të ri të veprimtarisë të transportit.

Tani më suksesi i kompanisë sonë dhe shtimi i punës imponoi rritjen e parkut të mjeteve transportuese dhe në vitin 1990 për herë të parë u furnizuam me dy mjete transportuese te llojit Mercedes 1735 dhe Mercedes 1748. Ishte e qartë kompania BIBI TRANSPORT ishte destinuar të rritet në kompani të madhe dhe serioze.

Viti 1998, kompanisë sonë iu shtuan parkut të mjetev tona transportuese modelet Mercedes 1844 dhe Mercede 1846, që shënojnë një hap të rëndësishëm në modernizimin dhe rritjen e volumit të puneve duke bërë që BIBI TRANSPORT të jetë konkurues dhe kompani serioze në rajonin e veprimtarisë së saj. Këto mjete transportuese i përkasin llojit të motorëve Euro 1.

Shekullin e ri (viti 2000), kompania jonë u fornizua me modelin e mjeteve transportuese Mercedes 1843 Euro 2, fjala e fundit e teknologjisë automobilistike. Kthim mbrapa për kompaninë tonë tani më nuk kishte, ajo filloi ti kapë majat e organizimit profesional të një kompanie transportuese.

Vitet 2003/2006/2010 kompania jonë duke ndjekur zhvillimet teknologjike, u pajisëm me modelet më të reja të kohes Mercedes 1843 Euro 3, Mercedes 1843 Euro 4 dhe Mercedes 1843 Euro 5 të cilët na bën konkurues tani më edhe në tregjet evropiane. Shfrytëzimi i GPR si dhe aplikacioneve më moderne online të transportit, humbja e kohës dhe vonesat tani më nuk ekzistonin për kompaninë tonë

Mercedes 1845 Euro 6 dhe Mercedes 1851 Euro 6+, sot me krenari bartin emrin e kompanisë sonë, ku kilometrat janë vetëm numra, ndërsa turnet transportuese rriten cdo ditë. Për BIBI TRANSPORT nuk ka kufinjë dhe pengesa tjera, cilësinë dhe shpejtësinë e kemi bonus nga ana jonë.